Mes Menhexhit dhe Akides
Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhammedin), pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në Zjarr - Dhe sa përfundim i keq!" [En Nisa, 115]
|
Shkëputur nga libri: "Qëndrime selefite në disa çështje metodologjike" |
|
Në mes menhexhit[1] dhe akides[2]
“1- Menhexhi është një tërësi rregullash legjislative që kanë të bëjnë me mënyrën e të marrurit nga Kur’ani dhe Sunneti i vërtetë, mënyra e të argumentuarit me to dhe të kuptuarit e tyre, ashtu siç e kanë kuptuar besimtarët e parë që kanë kaluar prej muhaxherëve dhe ensarëve[3], dhe ata që i kanë pasuar këta në mënyrën më të mirë. Dhe me këtë kuptohet se menhexhi është më i gjërë apo më përmbledhës se sa çështja e akides. E që ai (menhexhi), i përfshinë çështjet e adhurimit, të edukatës dhe moralit[4]... Gjë që do të thotë se, ky (menhexh) është vet Islami i pastër i marrur nga i Dërguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. 2- Për këtë shkak mund të themi se ndarja në mes të menhexhit dhe besimit është një mjet shkatërrues që rrëzon muret e besimit, dhe me këtë pasim të tij del në çorrsokaqe dhe rrugë, që në krye të çdo rruge gjindet një shejtan që thërret në të. 3 - Kështu që, nuk i lejohet askujt që të thotë (për dikë tjetër): ai është me akide selefite (apo me besimin e të parëve tanë=selefit)[5], kurse në anën tjetër zgjedhë një menhexh (metodë tjetër të të marrurit, të argumentuarit, të punuarit, të davetit), sikur të jetë në menhexh Ihvani[6], apo Tahriri[7], apo Tebligi[8], apo Sufi[9], apo Aklani[10], apo Almani[11] e kështu me radhë. Ngase kjo në të vërtetë është një kontraditë e qartë dhe e shëmtuar, sepse njeriu ashtu siç është kënaqur me besimin e të parëve tanë, selefit, poashtu duhet të jetë i kënaqur edhe me menhexhin e selefit.[12] 4- Dhe nuk guxon askush që të pretendojë se selefi nuk ka pasur ndonjë menhexh shkencor disiplinor në të marrurit dhe të argumenuarit, dhe se ata të cilët kanë ardhur pas tyre kanë qenë më të ditur dhe më të urtë se këta….assesi! Ashtu siç pretendojnë ehlul-kelami[13] i qortuar duke thënë se (kinse): rruga e të parëve është më e sigurtë, mirëpo rruga e halefive[14] është më e mirë dhe më e përsosur!!! Me të vërtetë kjo ese ka arrijtur kulminacionin e injorancës, dhe është fundi i devijimit, dhe dëshiron që ta demantojmë me vetë atë:
a)- Si ka mundësi logjikisht dallimi në mes shkakut dhe rezultatit, kur dihet se siguria është rezultat i diturisë dhe i urtësisë, dhe se ai i cili nuk është i ditur dhe i urtë, si ka mundësi që të jetë në rrugë të sigurtë?! b)- Si lejohet që t’i ipet përparësi filozofisë greke dhe logjikës së adhuruesve të idhujve para rrugëve të Kur’anit dhe të Sunnetit, në të marrurit dhe të argumentuarit. c)- Si mund të jetë një menhexh -që krerët e tij janë distancuar nga ai dhe kanë dëshmuar vet (me esen e lartpërmendur) mbi veten e tyre me devijim, pasiguri dhe çrregullim-, më njohës dhe më i përsosur se sa metoda e të parëve tanë prej muhaxherëve dhe ensarëve, të cilët Zotëriu i tyre i Vërtetë ka garantuar për ta, dhe Pejgamberi i tyre i nderuar i ka lavdëruar ata dhe i tërë ummeti prej të parëve dhe të mëvonshmëve kanë rënë në ujdi në drejtësinë e tyre .
E lusim All-llahun që të na e bëjë të mundur, që të vërtetën ta shohim si të vërtetë, dhe të na furnizojë me pasimin e saj, dhe që të kotën ta shohim si të kotë, dhe të na furnizojë me largim nga ajo!”.
[1] Menhexh: i thuhet metodës, metodologjisë, rrugës së qartë. All-llahu i Lartësuar në Kur’an thotë: لِكُلٍّ جَعَلْنَا مِنكُمْ شِرْعَةً وَمِنْهَاجاً ”Ne për të gjithë ju kemi bërë ligj dhe rrugë të qartë” [Maide:48 nga libri “Mbi rrugën e të parëve”, A.Arnauti]. [2] Akide: Besim. [3] Siç e kanë kuptuar ata është, kusht i domosdoshëm, sepse ata janë gjenerata më e mirë. Gjeneratë për të cilën, All-llahu na ka treguar në Kur’an se është i kënaqur me ta, siç thotë në suren Tevbe ajeti:100: وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ” All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë), dhe prej atyre që i pasuan ata më punë të mira; e edhe ata janë më se të kënaqur me Të. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është ngadhënjim i madh". Dhe është kusht i domosdoshëm, sepse këtë kusht vet All-llahu i Lartësuar na e ka kushtëzuar në Kur’an ku thotë: وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيراً ”Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve. Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në dunja), e fusim në xhehennem. Sa përfundim i keq është ai”. Nisa-115. Ibn Kajjim el-Xhevziu në lidhje me këtë ajet thotë: ”Në ajet, kundërvimi të Derguarin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe ndjekja rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve është bërë shkak i devijimit (në dunja) dhe i futjes në xhehennem. Dhe se kundërvimi të Dërguarin lidhet reciprokisht me ndjekje rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, sikur që pasimi i rrugës së besimtarëve është në lidhje reciproke me të pasuarit Pejgamberin. Dhe në këtë mendim janë një numër i madh i selefit, prej tyre Shejhul-Islam Ibn Tejmije ….,dhe se kjo është një gjë e dukshme …..[pastaj thotë në vazhdim se]: argument i asaj që e thamë më lart është se, ajeti e ka bërë kundërshtimin e rrugës së besimtarëve shkak që të jetë në lajthitje dhe i futjes në xhehennem. Sikur që ajeti aludon poashtu, se pasimi i Pejgamberit –e që ai (pasimi) është prej bazamenteve më të mëdha të islamit - është korrelativ me pasimin e rrugës së besimtarëve, i nevojshëm për të. E rruga e besimtarëve janë, fjalët dhe veprat e Sahabëve, gjë që në këtë aludon Fjala e të Lartësuarit: ”I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotiti të Tij, e ashtu edhe besimtarët “; e besimtarët (që u përmendën në ajet) në atë kohë kanë qenë sahabët e askush tjetër”. Shejh Selimi pas kësaj fjale të Ibn Kajjimit thotë: ”E kjo aludon se ndjekja e rrugës së tyre në të kuptuarit të ligjit të All-llahut është obligim, dhe se kundërshtimi i saj është devijim”- e çdo devijim të çon në zjarr të xhehennemit”. [4]Shejh Uthejmini, rahimehullah, është pyetur rreth grupit të shpëtuar me pyetjet: ”Cilat janë veçoritë më të shfaqura tek grupi i shpëtuar? Dhe mangësia në këto veçori, a e nxjerr njeriun nga grupi i shpëtuar? Ai u përgjegj: ”Prej veçorive më të shfaqura tek grupi i shpëtuar, është të kapurit për atë që ka qenë në të Pejgamberi; si në akide, adhurim (ibadet), moral, dhe në të sjellurit me të tjerët. Këto katër gjëra i gjen tek grupi shpëtuar si më karakteristike ……-e pasi që i sqaroj ato se si, tha: “Kurse mangësia në këto veçori nuk e nxjerr njeriun nga grupi i shpëtuar, mirëpo për secilën ka shkallë sipas asaj që kanë punuar; kurse mangësia në tevhid ndoshta e nxjerr atë nga grupi i shpëtuar, si humbja e sinqeritetit”. Poashtu, në bidate, ndoshta e bën ndonjë bidat që e nxjerr atë nga grupi i shpëtuar….”. [Fetava erkanu el-Islam, fq.22]. [5] Në lidhje me këtë term, shiko temën që vijon me titull “Kush dhe çka janë Selefitë...”. [6] Ihvan: gjuhësisht do të thotë vëllezërit. Përndryshe këtu fjala është për një grupacion të ri të formuar në shekullin e katërmbëdhjetë hënor. Quhen ‘Ihvanul-muslimin’-Vëllezërit Musliman, kurse në të vërtetë këta janë përçarës të muslimanëve, këtë grupacion e ka formuar Hasen el-Bena në qytetin Ismailije në Egjipt në vitin 1346 hixhrij. Gabimet e tyre metodologjike janë të shumta dhe po i ceki disa prej tyre: 1-Neglizhenca e tyre në “Tevhidin Uluhije”-të adhurimit, e që është gjëja më e rëndësishme në Islam dhe se pa të, Islami i robit nuk vlen asgjë. 2-Janë të pakujdesshëm apo fare nuk ua tërhjekin vërejtjen njerëzve kur i shohin duke i bërë disa lloje të shirkijateve, e që nuk është për çudi, sepse vetë themeluesi i këtij menhexhi, Hasan el-Bena, është Sufist Hasafij, i cili ka pasur marrëdhënje të ngushta me sufistin më të madh të kohës së tij Abdulvehab Hasafin. Sa që atij ia ka dhënë edhe “Besatimin”!! 3-Thërrasin në hilafet, e kjo është bidat, sepse vet Pejgamberët e All-llahut nuk kanë qenë të ngarkuar me këtë, por kanë qenë të urdhëruar që të thërrasin në Tevhid, All-llahu i Lartësuar thotë: وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ ”Ne dërguam në çdo popull të dërguar që të thonë: ”Adhuroni vetëm All-llahun dhe largonu djajve (adhurimit të tyre)”. Nahel-36. 4-Poashtu thërrasin në bashkimin mes shiiteve dhe sunnive! 5-I urrejnë pasuesit e tevhidit dhe ata të cilët ndjekin rrugën e selefit. 6-Partishmëria e urryer, bëhen anëtar të saj; i duan të tjerët për hir të partisë (hizbit) dhe i urrejnë për hir të saj. 7-Besatohen me punë për hirë të metodologjisë së ‘ihvanëve’ me dhjetë kushtet të cilat i ka përmendur themeluesi i kësaj partie!! …..e shumë e shumë të tjera… Shejh AbdulAziz ibn Bazi është pyetur për këtë grupacion kështu: Lëvizja “Ihvanu el-Muslimun” ka hyrë ne vendin tonë qe një kohë dhe ajo ka aktivitete të hapura në mesin ë kërkuësve të diturisë; cili është mendimi juaj për këtë lëvizje dhe sa janë këta në përputhshmëri me menhexhin e Sunnetit dhe Xhematit? Përgjigjja: “Lëvizjen “ihvanu el-muslimin” e kritikojnë dijetarët specialistë, ngase në aktivitetet e tyre nuk kanë davet në tevhid dhe në refuzimin e shirkut dhe të bidatit. Ata në metodat e tyre të veçanta kanë mangësira, si: nuk kanë aktivitete në davetin në All-llahun dhe nuk japin përkrahje në orientimin kah Akideja e Vërtetë; e që kjo është veçori e ehlu sunnetit dhe xhematit. Andaj, “ihvanu el-muslimin” duhet të kenë më shumë kujdesje me thirrjen selefite: thirja në njësimin e All-llahut, refuzimi i adhurimit të varreve, dhe të lidhurit për të vdekur (me zemër), dhe ndalimi i të kërkuarit ndihmë nga të vdekurit.....Dijetarët poashtu i kritikojnë (ihvanët) për shkak të mosinteresimit të tyre me Sunnet...”.[nga revista es-Selefije numrii shtatë fq.46]. Shejh Bin Bazi është pyetur edhe me një pyetje tjetër në lidhje me këtë grupacion, ku thuhet: Hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem në ndarjen e ummeteve “Do të ndahet ummeti im në shtatëdhjetë e tri grupe..”, a është hasen tek ju? Dhe a janë, Xhemati i Tebligëve tek të cilët bëhen shirke dhe bidate të shumta, dhe xhemati i Ihvanu el-Muslimin tek të cilët gjendet (bidati i) partishmërisë dhe përçarja e rradhëve....a hyjnë këto dy grupe brenda grupacioneve të shkatërruara? Përgjigjja: “Hyjnë brenda shtatëdhjetë e dy grupeve, dhe kush e kundërshton akiden e ehlu sunnetit hyn në shtatëdhjetë dy grupet. Dhe me fjalën “..ummeti im..’ është për qëllim ummeti i përgjigjes, ata të cilët i janë përgjigjur (thirjes) dhe e kanë përkrahur pasuesit e tij, shtatëdhjetë e tri grupe; e e shpëtuara dhe e shëndosha është ajo që ka pasuar atë dhe ka qëndruar në fenë e saj, kurse në shtatëdhjetë e dy grupet tjera, në to ka pabesimtarë (kaderitë, rafiditë, xhehmitë), mëkatarë dhe bidatçinjë. Pyetësi: Do të thotë këto dy grupacionet e lartpërmendura janë brenda (atyre) shtatëdhjetë e dy grupeve? Shejhu: PO!! Janë brenda (atyre) shtatëdhjetë e dy grupeve...”.[revista es-Selefije numri i shtatë, fq.47]. Përndryshe, formuesi i këtij grupacioni ka gabime fatale, të cilat nuk i bënë asnjë musliman i ri, e mos të flasim për ata të cilët çdo ditë kërkojnë dituri apo ata të cilët mirren me aktivitete Islame. Një prej gabimeve që ia vlen ta cekim, në mënyrë që lexusit ta kuptojnë se sa thellë ka shkuar devijimi i këtij personi dhe të atyre që e pasojnë atë; është edhe fjala e tij në një ligjëratë të cilën e ka mbajtur ai me rastin njëzet vjetorit të formimit të këtij xhemati (më 5/9/1948), si dhe fjalimin e tij të mbajtur një vit më herët para komisionit amerikano-britanik për çështje të palestinës, ku prej asaj që është më rëndësi të ceket prej fjalës së tij është: “..Kështu që unë e miratoj atë së lufta jonë kundër Çifutëve nuk është luftë fetare, ngase Kur’ani Fisnik ka nxitë në të bashkuarit me ta, dhe vërtetimin e lajmeve të tyre...”!! Mirëpo, për çudi këtë mendim e ka edhe Jusuf Kardavi-poashtu nga ky xhemat- i cili kur është pyetur për çifutët dhe luftën kundër tyre, është përgjigjur kështu: “Unë them: “Lufta jonë me çifutët nuk është për shkak se ata janë çifutë....kështu që ne nuk jemi duke u vrarë me çifutët për shkak të Besimit-akides, por jemi duke luftuar me ta për shkak të tokës, nuk jemi duke i luftuar pabesimtarët për shkak të kufrit të tyre...”!![Ref’u leththam fq.69]. Shejh Bin Bazi, rahimehullah, është pyetur për këto fjalë, e është përgjigjur kështu: “Nëse thotë: nuk ka mes Islamit dhe Çifutëve asgjë (kurrfarë armiqësie fetare), atëherë kjo është kufër dhe dalje nga feja; ngase All-llahu i Madhëruar thotë: لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُواْ “Vërtetë që do të shihni se armiqtë më të mëdhenjë të besimtarëve janë, çifutët dhe mushrikët (idhujtarët)..”. Maideh: 82. Andaj, në mes nesh dhe atyre është një armiqësi e madhe, kështu që ai i cili thotë se feja është një, dhe nuk ka në mes nesh dhe tyre armiqësi. Atëherë ky person është injorant i madh, i humbur dhe lajthitës, pabesimtar. Kështu që në mes nesh dhe tyre ka armiqësi, ngase çifutët janë njerëzit më pabesimtarë, dhe më të devijuarit, dhe armiqtë më të mëdhënj të muslimanëvë”.[revista ed-Da’aveh numri 1302, më 17 Sefer 1414h; përmes librit el-Avasim fq.66-67, të Rebi’ el-Med’halij]. Kuptohet, kufri për të cilin foli shejhu në këtë rast, është kufri absolut, e jo i caktuar mbi personin, sepse edhe kufri absolut ka nevojë për plotësimin e kushteve. Në lidhje me këto kushte kemi pregatitur një temë të veçantë të cilën do ta lexosh më vonë, inshAll-llah. Andaj, shejhu ka për qëllim se kush thotë këso fjalë, janë fjalë kufri, e jo se edhe personi është kafir. Ngase të gjykuarit me kufër mbi dikë është çështje në vete. Prandaj, mos ta kuptojë lexuesi gabimisht se kinse ne e kemi shpallë Kardaviun dhe Bennanë Kafira, assesi. Kjo është një shpifje e cila është bërë në llogarinë tonë qysh moti, sikur shumë shpifje tjera më herët. Kujdes, ke frikë All-llahun në bartjen e fjalëve, e mos u bë qëllimkeq! [7]Këta janë një grupacion i cili çdo problem tek muslimanët e lidhin me mungesën e një Halifati të mirefillët!! [8]Tebligi, shumësi: ‘Tebligët’: janë një xhemat që themeluesi i tij është Muhammed Iljasi, i cili ka mësuar para disa hoxhallarëve të tij në medh’heb hanefi, me akide esharite-maturidite-sufite. Ky person pastaj ka marrur leje (ixhaze) nga hoxhallarët e vet në sufillëk. Shpeshherë është vetmuar tek varret e hoxhallarëve të tij duke e konsideruar këtë, si lloj mbikëqyrje, e që kjo është një lloj shirku. Prej ideve kryesore të tyre është huruxhi, e që do të thotë se, të dalurit për davet nuk realizohet vetëm në një vend, por duhet dalur edhe në vende tjera duke ndejtur me kohë, e pastaj kthehen në vendet e tyre. Ky person këtë ide e ka përfituar, kinse këtij në ëndërr i është ardhë një lloj shpalljeje për komentimin e ajetit “Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve, urdheroni për të mirë…”- duke komentuar fjalën “i ardhur” se, kinse të dalurit për davet nuk realizohet duke qëndruar vetëm në një vend. E që kjo së pari nuk është prej metodës së Muhammedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe e dyta se Kur’ani nuk komentohet me ëndërra, dhe se këto ëndërra janë shpallje prej shejtanit. Poashtu prej akides së tyre është edhe “vahdetul-vuxhud”-panteizmi, që sipas tyre do të thotë se (kinse) All-llahu hyn në trupin e një gruaje të bukur, apo në çdo trup që shikon në natyrë, aty e sheh All-llahun!! I pastër është All-llahu prej asaj çka shpifin këta të mjerë-. Përndryshe, Shejh Albani, rahimehullah, këta i ka quajtur si:”Sufitë bashëkohor”. [9] Sufi; sa i përket sufive, këtu nuk ka nevojë të flasim për ta, dhe të gjithë e dimë se sa larg kanë shkuar ata me devijimet e tyre. Sa që kanë arritë që shumë shirke dhe kufre t’i bëjnë, prej gjërave kryesore të akides. Mirëpo, duhet theksuar se idetë dhe besimet që janë prezente tek sufitë, rrënjët e tyre ose i kanë prej krishterëve, ose prej filozofëve të vjetër. P.sh.: prej krishterëve; shiqimi i murgëve në dynja dhe largimi prej saj tërësisht, e që kjo në të vërtetë është larg sunnetit të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem (hadithi i tre personave që kanë pyetur për ibadetin e tij)-. Poashtu, parimi “i hululit”, e ajo është se kinse (sipas tyre) All-llahu i Lartësuar e i Madhëruar lirohet në trupat e njerëzve(!!!). I pastër është All-llahu prej asaj që i mveshin ata. Rreth devijimeve të sufive, më shumë mund të lexosh ne librin “E vërteta e Sufizmit në dritën e Kur’anit dhe të Sunnetit”të Rebi’ ibn Hadi, të përkthyer në gj.shqipe, që mund ta gjesh në mburoja.net. [10] Aklani; aklanitë janë ata të cilët sipas tyre: nëse logjika vie në kundërshtim me tekstin nga Kur’ani dhe Sunneti, ata i japin përparësi logjikës. Kjo teori është e kotë dhe nuk është e vërtetë, dhe për detaje në lidhje me këta, shiko librin unik të Ibn Tejmijes, rahimehullah “Der’ut-tearudu el-akël ve en-nakël”. [11] Alemani do të thotë sekularist; e sekularistët janë ata që duan ta ndajnë fenë nga shteti . [12]Shejh Albani, rahimehullah, në një takim të tij me disa nxënësa është pyetur për shumë gjëra metodologjike, dhe të gjitha këto pyetje janë të inçizuara në një kasetë me emër “Et-Tefriku bejnel-Akideti vel-Menhexh”. Nga vet titulli i kasetës dhe përgjigjja e tij kuptojmë se, shejhu gabimin në menhexh e kupton si gabim në akide, ku edhe thotë –pasi që pyetet se a ka mundësi që një njeri të jetë me akide selefite, kurse me menhexh ihvanij- pas një shpjegimi të gjatë thotë se nuk ka mundësi që një njeri me akide selefite, të jetë me menhexh ihvanij. Per më shume ktheju kësaj kasete. [13] ehlul-kelami, janë mutekel-liminët apo ata të cilët kanë bërë polemika në tekstet e Kura’anit dhe të Sunnetit, dhe nuk janë ndalur në to, aty ku janë ndalur Sahabët. Por i kanë refuzuar ato, apo i kanë komentuar sipas logjikës dhe dëshirës së tyre, me preteks se ata me këtë i largojnë dyshimet, kurse ata në të vërtetë vetëm se kanë shtuar më shumë dyshime tek të tjerët. E kjo pa dyshim është gjë e qortuar në Islam, siç thotë edhe i Dërguari i ynë, Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: ”Nuk ka popull që ka devijuar pas udhëzimit, vetëm pse janë dhënë pas polemikës”. Hadithi është Hasen (Mishkat-180). Kurse Imam Shafiu thotë: “Që të sprovohet robi me çdo gjë që e ka ndaluar All-llahu, përveç shirkut në All-llahun, më mirë është për të se sa që të sprovohet “me kelam” (të marrurit me polemikë)”. [14] Halefit; janë ata të cilët kanë jetuar në mesin e gjeneratave të arta, mirëpo e kanë kundërshtuar rrugën e Sahabëve. Do të thotë se të gjithë ata të cilët pasojnë rrugën e tyre të gabuar mund të quhen “halefi”. Në lidhje me definimin e këtij termi, Shejh AbdulAziz ibn Bazi, rahimehullah, ka thënë: “Selefitë janë ata të cilët kanë jetuar në (tri) shekujt e parë me të mirë, kështu që ai i cili ec gjurmëve të tyre dhe pason metodologjinë e tyre, ai është - apo quhet, selefi. Kurse kush i kundërshton ata në atë (metodologji), atëherë ai është halefi“; “el-Fetava el-hamevije el-kubra” të Ibn Tejmijes, fq.203).
|
